Shkolla e Magjistraturës, më datë 6 maj 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “TRANSFERIMI I PERSONAVE TË DËNUAR. Kushtet dhe procedura e transferimit. Zbatimi i nenit 11 të Konventës “Për transferimin e personave të dënuar”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Klodian Kurushi, Amarildo Laçi
Lehtësues: Florian Boriçi
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të rishikojnë dhe rifreskojnë njohuritë e tyre në lidhje me bazën ligjore të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, me fokus të veçantë në procesin e "Transferimit të personave të dënuar". Kuptojnë dhe zbatojnë dispozitat ligjore që rregullojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale që lidhen me "transferimin e personave të dënuar". Azhurnohen me jurisprudencën dhe praktikat gjyqësore aktuale që lidhen me çështjet e transferimit të personave të dënuar.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Transferimi i personave të dënuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kushtet dhe procedura e transferimit;
- Konvertimi i dënimit. Zbatimi i nenit 11 të Konventës për Transferimin e Personave të Dënuar;
- Marrëveshjet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të tjera për Transferimin e Personave të Dënuar;
- Vështrim krahasues me sistemin e BE dhe disa aspekte te manualit te BE mbi transferimin e personave të dënuar brenda vendeve të BE.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.




Shkolla e Magjistraturës